Detajet e reja/ Vrasja e ish-policit, ja pse atentatorët dyshohen se janë...

Detajet e reja/ Vrasja e ish-policit, ja pse atentatorët dyshohen se janë të huaj

113
0
Shares

Ka zhvillime të reja përsa i përket vrasjes së shtetasit Arben Bilali në muajin janar të këtij vitit në zonën e Tiranës së  Re.

Edhe pse policia vendosi në pranga disa ditë më parë shtetasin Gjergj Cukali, si një nga personat e dyshuar që ka marrë pjesë në ekzekutimin e ish-policit, disa gjurmëve të tjera gishtash të fiksuara në makinën e përdorur nga atentatorët, kanë ndryshuar rrjedhën e hetimeve.

Sipas hetimeve këto gjurmë gishtash të gjetura në makinën e braktisur në zonën e Mjull Bathore në Tiranë, nuk ekzistojnë të regjistruara në sistemin e territorit shqiptar.

Ky fakt ngre dyshimet se atentatorët mund të jenë shtetas të huaj të porositur si vrasës me pagesë.

Këto dyshime kanë bërë që autoritetet Shqiptare t’u drejtohen disa shteteve të huaja, ku u kërkohet për të identifikuar këto gjurmë gishtash.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY