Pak orë pas lirimit të Stresit, Sali Lushaj mallkon gazetarët: Zoti ua...

Pak orë pas lirimit të Stresit, Sali Lushaj mallkon gazetarët: Zoti ua ktheftë, media të fëlliqura

136
0
Shares

Pak orë pasi Gjykata e Tiranës vendosi të lirojë me kusht reperin Arkimed Lushaj, t ë njohur ndryshe si Stresi, ka reaguar babai i tij Sali Lushaj.

Sali Lushaj falenderon miqtë dhe dashamirësit për mbështetjen, ndërkohë që paralajmëron sfida të tjera në vazhdim.

‘Miq , shoke e dashamires . Kurre nuk kam dashur lufterat por jeta ka beteja qe duhen fituar. Ju faleminderit per mbeshtetjen te gjitheve .Sfida te tjera ne vazhdim’, shkruajti ai në Facebook, por vetëm dy orë më vonë ka shpërthyer ashpër ndaj mediave, madje ka mallkuar edhe gazetarët.

‘Ah media te flliqura qe jeni ba si ato kazanet e rakise kur jane te shpuar. Perse nuke thoni te verteten qe Stresi u arrestua nga ky pusht pushtet me akuzat ma te randa..Krim kunder personit . Krijim i organizatave kriminale . Shef i shperndarjes se lendeve narkotike me 25 veta. Kjo ishte komunikata e llakapereve te pushtetit. Ju pata thene qe asnje nuke qendron . Ku jeni si sot 8 muaj o te pafytyre. Turpi ju mbulofte .Kurre nuke do dordzohemi para jush o bisha te plagosura qe jeni ne grahmat e fundit. Zoti ua kthefte’, mallkon Sali Lushaj.

hjk.png

fsdh.png

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY