PËRGJIMET/ Droga e Kurbinit, ja si polici garantonte biznesmenin e parcelave të...

PËRGJIMET/ Droga e Kurbinit, ja si polici garantonte biznesmenin e parcelave të drogës

82
0
Shares

Një efektiv policie në komisariatin e Kurbinit, pasi është paguar nga një biznesmen ndërtimi, i ka dhënë garanci këtij të fundit se parcelat e tij me drogë nuk do prekeshin nga asnjë anëtar i komisariatit të Laçit.
Në gjurmë të aktivitetit të efektivit të policisë Zan Kasmi dhe biznesmenit Lefter Nelaj, kishte rënë dhe prokuroria e Krimeve të Rënda.

Hetimet
Falë hetimeve të kryera kjo e fundit ka arritur të zbulojë një grup të strukturuar kriminal që kultivonte lëndë narkotike në zonat e Kurbinit, me qëllim trafikimin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Nga hetimi është arritur të identifikohen dhe arrestohen organizatorët e këtij grupi, të cilët dyshohet se bashkëpunonin edhe me një punonjës policie të zonës, i cili gjithashtu është arrestuar gjatë veprimeve të zhvilluar mbrëmjen e së hënës. Personat që kanë rënë në pranga janë shtetasit Lefter Nelaj biznesmen ndërtimi, Hashim Nelaj,Elton Haxhia, Bashkim Kodra dhe Zan Kasmi, ky i fundit efektiv policie.
Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin në Korrik 2015, në bazë të materialeve të përcjella nga ana e Prokurorisë së Kurbinit. Nga hetimet, rezultonte se disa persona të arrestuar në flagrancë, mund të ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Për këtë arsye, Prokuroria për Krime të Rënda, si strukturë përgjegjëse për hetimin e grupeve kriminale, pranoi aktet e Prokurorisë së Kurbinit dhe zhvilloi hetimet e mëtejshme.
Në bazë të veprimeve procedurale, Prokuroria për Krime të Rënda siguroi informacione të mjaftueshme, në bazë të të cilave grupi kriminal kishte bashkëpunimin e një punonjësi policie, i cili kishte për detyrë të njoftonte nëse zhvilloheshin operacione policore anti-kanabis në atë zonë.Për këtë arsye, Prokuroria angazhoi në hetim edhe Shërbimin për Çështje të Brendshme dhe Ankesa në Ministrinë e Brendshme.

Garancia
Nga hetimi i deritanishëm, rezulton se personi kryesor i këtij grupi është biznesmeni Lefter (Luftetar) Nelaj, ka mbjellë dhe kultivon parcela me bimë narkotike në zonën e Malësisë së Kurbinit.
Rezulton gjithashtu se ai është përfshirë në kultivimin e kësaj bime edhe në ambiente të mbyllura, ku sigurohet kultivimi në kushte artificiale (ndriçim dhe ngrohje me llamba). Si rezultat i hetimeve të kryera, është provuar se shtetasi Lefter Nelaj ka organizuar dhe krijuar një mekanizëm, i cili bën të mundur dhe krijon të gjitha kushtet e përshtatshme për kultivimin e bimës narkotike në zonat e malësisë së Kurbinit.
Po ashtu, nga hetimi rezulton se, për këtë aktivitet, ai ka marrë sigurinë se ajo nuk do të cenohet nga forcat e policisë së komisariatit të Kurbinit. Po sipas hetimit, grupi kishte të siguruar edhe tregtimit të lëndës narkotike pas procesit të përpunimit.
Deri në këtë fazë të hetimeve, rezulton se subjektet e këtij procedimi penal, në veprimtarinë e tyre të kundërligjshme, janë organizuar dhe funksionojnë në formën e grupit të strukturuar, ku dalin qartë, personat që kanë financuar këtë aktivitet, personat që drejtojnë mbarëvajtjen e veprimtarisë në terren dhe lidhja e tyre me punonjës të policisë të cilët sigurojnë që parcelat e mbjella të mos cenohen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY