Kryebashkiakët e PD i përgjigjen Ramës: Je kokë e këmbë në paligjshmëri!

Kryebashkiakët e PD i përgjigjen Ramës: Je kokë e këmbë në paligjshmëri!

76
0
Shares

Kryebashkiakët e PD-së i janë përgjigjur thirrjes së kryeministrit Edi Rama pasi ai iu kërkoi të mos bien pre e liderëve dhe t’i referohen.

Sipas tyre, kryeministri është në paligjshmëri, pasi qeveria ka botuar në fletoren zyrtare dekretin e Presidentit dhe këto akte ligjore janë të detyrueshme.

Reagim për Edi Ramën nga kryetarët e bashkive që po zbatojnë dekretin e Presidentit për anulimin e datës 30 qershor

Zoti Kryeministër! Je kokë e këmbë në paligjshmëri!

Qeveria e drejtuar prej teje ka botuar në Fletoren Zyrtare dekretin e Presidentit. Siç mund ta dish fare mirë, në Fletoren Zyrtare publikohen aktet ligjore të detyrueshme për zbatim në Republikën e Shqipërisë. Mos u lodh me urdhra pa vlerë që nxisin militantët e tu në KQZ të na kërcënojnë me ndjekje penale, sepse, përsa kohë nuk ekziston një datë zgjedhjesh, as zgjedhjet nuk ekzistojnë.

Kushdo që vepron ndryshe, është në paligjshmëri!

Zoti Kryeministër, kur Presidenti të shpallë një datë të re zgjedhjesh, atëherë gatishmëria jonë për respektimin e ligjit, do të jetë, si gjithmonë, maksimale.

Hallin e datës 30 nuk ta zgjidhim dot ne!

Je që je kot dhe sillesh nëpër Shqipëri si qyfyrexhi, jepi urdhër KQZ-së të shpallë menjëherë nisjen e negociatave me BE-në!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY