Ish-deputeti i kujton dekretin Lleshit: Paguhesh për zbatimin e akteve ligjore, jo...

Ish-deputeti i kujton dekretin Lleshit: Paguhesh për zbatimin e akteve ligjore, jo për ta sfiduar

123
0
Shares

Ish-deputeti i PD Gent Strazimiri ka një reagim të fundit për ministrin Sandër Lleshaj, pas deklaratës së tij të fundit, ku paralamëroi arrestime pa kursim ndaj atyre që dalin kundër Ramës në protesta. Përmes një statusi në “Facebook”, Strazimiri i kujton ligjin Lleshajt, i cili parashikon që dekreti i Presidentit pas botimit të tij në Fletoren Zyrtare është i detyrueshëm për të gjithë.

“Ti paguhesh që të sigurosh zbatimin e tyre, jo t’i sfidosh e as t’i kundërshtosh me shkrim a me gojë”,- i drejtohet  Strazimiri.

Reagimi i Strazimirit:

Llesh!

Që ta dish ti, “Ai” dhe “subjektet zgjedhore”:

Kjo është “Fletorja Zyrtare” e Republikës së Shqipërisë!

Këtu botohen AKTET LIGJORE të Republikës, TË DETYRUESHME PËR ZBATIM së pari nga ti, “Ai” dhe pastaj nga “subjektet zgjedhore”!

Ti paguhesh që të sigurosh zbatimin e tyre, jo t’i sfidosh e as t’i kundërshtosh me shkrim a me gojë!

Meqenëse luan vazhdimisht “oficerin”, po ta them edhe “oficershe”: ky dekret i botuar zyrtarisht dhe ligjërisht në Fletoren Zyrtare, është “URDHRI” i REPUBLIKËS, është BETIMI, është “ATDHEU, NDERI, DETYRA”, të cilin deri në momentin që nuk e ka shfuqizuar Gjykata Kushtetuese, e ke TË DETYRUESHËM PËR ZBATIM!

Ndryshe shkel “BETIMIN” ndaj REPUBLIKËS, dhe pasojat ligjore të këtij veprimi ti i di vetë…

Hesapin që pastaj do kesh me popullin që ka lexuar dhe mban në dorë Fletoren Zyrtare, LIGJIN e REPUBLIKËS, s’ta bëj dot unë…

#në_mbrojtje_të_ligjit

#kundër_mafias

#jo_grushtit_të_shtetit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY