Aksidente fatale në Tiranë, ndërrojnë jetë dy këmbësorë

Aksidente fatale në Tiranë, ndërrojnë jetë dy këmbësorë

107
0
Shares
Foto ilustruese

Dy aksidente të rënda i kanë marrë jetën dy njerëzve në kryeqytet. Mësohet se dy aksidenteT kanë ndodhur gjatë mbrëmjes.

Konkretisht, nmakinë ka përplasur për vdekje një 69-vjeçar në zonën e Don Boskos në Tiranë.Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur S. Shehu 36 vjeç, ndërsa shoferi i mjetit është identifikuar si E. Qirici, ndërsa është arrestuar.

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet në vendin e njohur si ‘Medreseja’.

Makina ka përplasur për vdekje një këmbësor të paidentifikuar, rreth 60 vjeç. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit G. Beqiraj.

NJOFTIMI I POLICISE

Tiranë

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasit E.,Q, 22 vjeç banues në Tiranë, dhe G.,B., 41 vjeç banues në Tiranë.

Arrestimi i shtetasit E.,Q u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Volswagen”, në rrugën “Asim Vokshi”, ka aksidentuar shtetasin S.,SH ku si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Ndersa shtetasi G.,B duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjëndje të dehur në rrugën e “Dibrës” ka aksidentuar po me pasojë vdekje shtetasin G., M

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY