Negociatat/ Presidenti maqedonas: Na shkëpusni nga Shqipëria, do na dëmtojë

Negociatat/ Presidenti maqedonas: Na shkëpusni nga Shqipëria, do na dëmtojë

118
0
Shares

Maqedonia ka marrë vlerësime pozitive dhe është shumë afër hapjes së negociatave për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Së fundmi, ishte vëtë  Hahn, komisioneri për zgjerimin, i cili publikoi në Twitter vetëm lajme pozitive për Maqedoninë. (kliko ketu).

Së fundmi, një deklaratë e presidentit maqedonas, të sapozgjedhur, tregon se Maqedonia ndjehet e “kërcënuar”, kur përmendet në bllok me Shqipërine.

Z Pendarovski ne Berlin kerkon që Maqedonia të mos trajtohet ne bllok me Shqipërinë por vecmas. Druajtja e tij është se kur Bundestagu të shqyrtojë çështjen në qershor atëhere “ paketa dyshe”  do të dëmtojë Maqedoninë.

Découplage apo shkeputje është fjala e ditës në Bruksel e kryeqyteteve europiane kur diskutohet zgjerimi dhe hapja e negociatave me Shqipërine e Maqedoninë

“Ne jemi tashmë të ndarë më parë, nga Mali i Zi në vitin 2011 dhe Serbia në vitin 2013, pasi që të dy kanë filluar bisedimet e pranimit, gjë që është e mirë, ndërsa ne duhet të presim përkundër një rekomandimi pozitiv”,- tha presidenti Stevo Pendarovski për EURACTIV në një intervistë gjatë vizitë në Bruksel.

Pendarovski tha se hapja e negociatave për Maqedoninë mund të shtyhet për shtator (një sesion i Bundestagut gjerman është planifikuar të diskutojë zgjerimin në shtator), por paralajmëroi se duhet të shmanget, nëse është e mundur, sepse konteksti mund të ndryshojë ndërkohë.

Ai tha se ka një shans “që qeveria e ardhshme greke, pas zgjedhjeve më 7 korrik, mund të jetë shumë më e ngurtë për pranimin tonë”. Ai paralajmëroi gjithashtu për një potencial të shtuar për tensionet me një tjetër fqinj të BE, Bullgari, pasi një komision i përbashkët ekspertësh që punon në çështje të diskutueshme si historia, gjuha ose përkatësia etnike duke bërë pak përparim, për shkak të asaj që ai tha se ishin pretendime gjithnjë e më nacionaliste nga Bullgaria.

Mund të kemi probleme politike përsëri … Por mos marrja e dritës së gjelbër do të ishte një shenjë shumë e keqe për të gjitha forcat pro-evropiane në rajon, madje edhe për vendet që po negociojnë tashmë“, tha ai .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY