“Të ndalojmë çdo të çmendur”, reagon Meta: Dekreti është në fuqi, po...

“Të ndalojmë çdo të çmendur”, reagon Meta: Dekreti është në fuqi, po mbaj shënime…do ketë pasoja

97
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një deklaratë tjetër, në përgjigje të deklaratave të bëra nga socialistët një ditë më parë.

I pyetur nga gazetarët lidhur me votimin e rezolutës në Parlament me 100 vota pro, Meta thotë se nuk i trembet. Meta shkoi më tej dhe tha se ata që nuk e zbatojnë dekretin, po i bëjnë dëm Shqipërisë.

Meta: Presidenti është zgjedhur nga parlamenti, e jo nga ky parlament ilegjitim.

Shqipëria është republikë, presidenti i takon republikës, dhe republika iu takon vetëm qytetarëve. Po punoj me qetësi dhe përgjegjësi. Dekreti është në fuqi, presidenti mban shënim ccdo institucion që shkel ligjin. Dekreti mund të gjykohet dhe nga gjykata e Skraparit. Presidenti nuk ndalon askënd të ccmendet. Por presidenti bën thirrje të ndalojmë ccdo të ccmendur. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira e të ndershme. Dekreti është në fuqi, i zbatueshëm dhe i detyrueshëm për të gjithë. Presidenti ka të drejtë ccdo ditë të bëjë thirrje për reflektim. Do kenë pasoja të gjithë ata që do provokojnë paqen sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY