Pritën Ramën me protesta në Librazhd, fillon hakmarrja: 7 të arrestuar dhe...

Pritën Ramën me protesta në Librazhd, fillon hakmarrja: 7 të arrestuar dhe të tjerë në procedim

92
0
Shares

Policia e Librazhdit ka dalë me shifrën zyrtare të të arrestuarve pasi pritën me protesta, kryeministrin Edi Rama gjatë mitingut në Librazhd.

Sipas policisë janë 7 të arrestuar dhe 16 të tjerë të proceduar penalisht.

NJOFTIMI 

Policia e Librazhdit bazuar në pamjet filmike, dhe raportet e shërbimit, ka bërë arrestimin në flagrancë të 7 personave për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ “Pengim i subjekteve zgjedhore”, konkretisht:

– B.V., 48 vjeç, (Kryetari i Degës së PD-së Librazhd);
– A.B., 53 vjeç, nga, Elbasani (ish deputet i PD);
– A.K., 43 vjeç, nga Prrenjasi;
– E.G., 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd);
– D.B., 47 vjeç, nga Shtërmeni, Cërrik;
– L.O., 31 vjeç, nga Piskashi;
– B.K., 54 vjeç, nga Librazhdi.

Po kështu ka filluar proçedimi penal në gjëndje të lirë, për të njëjtat vepra penale edhe për 16 shtetas të tjerë.

Arrestimi dhe proçedimi i këtyre personave u bë pasi në datën 13.06.2019, rreth orës 18:00 këta shtetas janë grumbulluar në rrugën nacionale në hyrje të qytetit të Librazhdit tek kryqëzimi i Përrenjasit dhe në vijim kanë tentuar që të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, në hyrje të qytetit të Librazhdit, duke penguar eskortën e Kryeministrit dhe kanë goditur eskortën me sende të forta e lëndë plasëse piroteknike.

Materialet proçedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY