VIDEO/Pritet me protesta, eskorta e Edi Ramës përplas rëndë një polic në...

VIDEO/Pritet me protesta, eskorta e Edi Ramës përplas rëndë një polic në Librazhd

117
0
Shares

Një grup qytetarësh dhe simpatizantësh të PD-së i kanë bllokuar rrugën kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit po i drejtohej Lezhës për fushatën elektorale. Menjëherë sapo ka mbërritur eskorta, një lumë thirrjesh “Rama ik” dhe disa kapsolla janë lëshuar në drejtim të kryeministrit. Makina e këtij të fundit ka devijuar rrugën për të shkuar në destinacion përmes një tjetër aksi rrugor.

Më poshtë video e momentit kur mbërrin Rama në hyrje të Lezhës:

Demokrati Aulon Kalaja ka shkruar në rrjetin social se është njoftuar se eskorta e kryeministrit ka përplasur dhe një polic duke e hedhur në kanal.

Pas këtij incidenti, Rama ka folur në mitingun e organizuar në Lezhë, duke u shprehur se PD dhe opozita kërkojnë të rikthejnë 97’ me një tufë mjeranësh.

“Dëgjoj të thonë vazhdimisht ’97, po cila ‘97? Me kë do vij ’97? Me këta 100 mjeranë që kishin zënë rrugën atje, që gjuanin me gurë e kapsolla, me ata do ta sjellë ‘97? Ata sot kane shkelur nje nga nenet e kodit penal duke penguar forcerish fushaten elektorale te nje subjekti politik”, u shpreh Rama duke komentuar kështu tentativën e disa militantëve të PD për ti bllokuar rrugën për mitingun në këtë qytet.

Per kete ngjarje ka reaguar edhe ish-deputeti i PD, Endri Hasa.

Pamjet tregojne nje Edi Ramen e vertete, nje frikacak qe, megjithese i rrethuar nga qindra police me dhe pa uniforme, me dhe pa skafandra, i bie rruges se malit, si klandestin. Kryeministri ilegjitim, qe i fryn me kenaqesi perverse ererave te konfliktit civil, ta harroje se duke perdorur policine, prokurorine, sherbimin sekret apo cilindo institucion tjeter te kontrolluar prej tij, do te mund te shpetoje nga verdikti i popullit. 
Koha e tij po numerohet mbrapsht, prandaj ai ka frike! Shume frike! – shkruan Hasa

Pamjet tregojne nje Edi Ramen e vertete, nje frikacak qe, megjithese i rrethuar nga qindra police me dhe pa uniforme, me dhe pa skafandra, i bie rruges se malit, si klandestin. Kryeministri ilegjitim, qe i fryn me kenaqesi perverse ererave te konfliktit civil, ta harroje se duke perdorur policine, prokurorine, sherbimin sekret apo cilindo institucion tjeter te kontrolluar prej tij, do te mund te shpetoje nga verdikti i popullit. Koha e tij po numerohet mbrapsht, prandaj ai ka frike! Shume frike!#RamaIK #ShqiperiasiEuropa

Publiée par Endri Hasa sur Jeudi 13 juin 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY