Zgurit i pritet fjala, detyrohet të braktisë mbledhjen e KQZ-së: Vazhdoni të...

Zgurit i pritet fjala, detyrohet të braktisë mbledhjen e KQZ-së: Vazhdoni të abuzoni

99
0
Shares

Në mbledhjen e sotme të KQZ, kryetari i saj Klement Zguri është larguar sërish. Mbledhja e sotme e KQZ është mbajtur për të  diskutuar për ç’regjistrimin e një partie.

Teksa ka folur për ndalimin e procedurave të zgjedhjeve të 30 Qershorit, Zguri ka hasur replika me zv.kryetarin Biba dhe mandej ka braktisur mbledhjen.

Kush jam unë që do të duhet të përplasem dhe të balladafohem edhe me presidencën dhe ministrinë e Drejtësisë.  Mendimet e mira përplasen me këto dy insitucione. Për ta mbyllur. Kjo kërkesë do ta tejkalojë atë që është kërkuar. KQZ do të duhet të ndërprerë procedurat për zgjedhjet e 30 qershorit, pas dekretit të Metës.”, u shpreh Zguri.

Biba: Kush tha që je  i fundit me dhënien e fjalës?

Zguri: Nëse doni të abuzoni vazhdoni.

Kreu i Partisë Uniteti Kombëtar, Idajet Beqiri ka kërkuar që partia që ai drejton të  ç’regjistrohet në KQZ me qëllimin që të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 30-qershorit. Ai ka theksuar se kjo parti ka marrë vendimin që të mos jetë pjesë e zgjedhjeve të 30-qershorit teksa është shprehur se ka qenë i detyruar për këtë vendim.

Beqiri kërkon të ç’regjistrohet nga zgjedhjet pas anulimit të dekretit të presidentit Ilir Meta, pasi sipas tij të marrësh pjesë në zgjedhje është antikushtetuese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY