“Ka shkaktuar dhimbje koke jo të vogël”, Rama flet për situatën duke...

“Ka shkaktuar dhimbje koke jo të vogël”, Rama flet për situatën duke sulmuar Metën: Mbret ta shpallnin…

95
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në seancë parlamentare, duke filluar direkt me sulmet ndaj presidentit Ilir Meta. Ai e ka konsideruar situatën të rëndë saqë i ka shkaktuar “dhimbje koke jo të vogël”.

Rama thotë se këto vendime të presidentit janë aventura mendore, ndërsa flet në emër të Kushtetutës.Për të, shtyrja e zgjedhjeve është e papranueshme.

Nuk kam interes te kthehem ne pengese per rrugen e qeverisjes, qofte sikur zgjedhjet te shtyhen ne pafundesi. Po te isha ngushtesisht i interesuar per karrigen, do isha hedhur perpjete nga gezimi mbi daten e zgjedhjeve. E quaja nje shperthim te gjenialitetit dhe bija dakord i bënim zgjedhjet herë tjetër ose ia lija fajet presidentit për ndërprerje fushate dhe dilja si një burrë i urtë,-tha Rama.

Rama vazhdoi duke thënë se po të vijonte me këtë absurd të kthyer në precedent mund ti jepej mundësia të thonin se nuk donin zgjedhje vendore, nuk do të bëheshin kurrë. Sipas Ramës, vendet demokratike kanë kushtetuta dhe aventurat mendore nuk mund të kthehen në vendime politike për hesap të njërit apo tjetrit.

Rama dhe ka sulmuar presidentin, duke i kujtuar atij vitet e mëparshme.

Kujt më shumë se Metës i duhet që t’u lajë shqiptarëve lumin me borxhe që u ka, socialistëve e zgjedhësve të mi borxhet e të gjitha molteve dhe rasteve kur më kanë mbështetur në përpjektë e mia, më kanë toleruar për zararet e mia, më kanë toleruar për rrëshqitjet e mia.

Iliri është mësuar keq, si skam ë keq, ta tundojë zotin e tij, ta përqeshë fatin e i tij, ta shkelmojë të mirën e tij duke u bërë protagonist i një skene ku Metës nuk i mjaftoi roli që ka vendi ku ndodhet dhe maja ku ngjitet. Jo president po mbret të shqiptareve po ta shpallnin, por të të tëra trojeve prapë Meta nuk do të ndihej mirë”,- ka thene Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/472043530228572/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY