KPK e shkarkoi, ish-gjyqtari zbulon arsyen: Anulova lirimin e Astrit Avdylajt

KPK e shkarkoi, ish-gjyqtari zbulon arsyen: Anulova lirimin e Astrit Avdylajt

104
0
Shares

Ish kreu i Apelit, Shkodër Fuat Vjerdha nuk është dakord me shkarkimin e tij dhe për këtë ai argumenton se ka qëllime të tjëra të fshehura.

Ai është prononcuar  për herë të parë për mediat pas shkarkimit nga vetingu duke  thënë se vendimi për ta shkarkuar është i padrejtë.

Mendoj se vendimi për shkarkimin tim është i padrejtë për mënyrën si u dha ky vendim administrativ i KPK. Unë dua të jem i qartë për publikun. Që në fillim kam qenë mbështetës i reformës në drejtësi. Çështja e Sokol Mjacaj, nuk ka qenë një dosje në short për ta gjykuar. Vendimi për çështjen Mjacaj ka qenë një gjykim model dhe kemi krijuar një bindje se Sokol Mjacaj nuk e ka vrarë 13 vjeçarin. Ka qenë Gjykata e Lartë ajo që ka dhënë vendimin për të, duke krijuar bindjen se Mjacaj nuk është autori i vrasjes së 13 vjeçarit. Shkarkimi im është në shkelje të ligjit dhe nuk bëhet me të tilla vendime reforma në drejtësi”,- thotë Vjerdha.

Duke iu referuar çështjeve delikate që ka gjykuar, Verdha thotë ndër të tjera se ai ka qenë pjesë e trupit gjykues që ka anuluar vendimin për lirimin e Astrit Avdylajt, kreut të bandës së Shijakut, i përmendur edhe në përgjimet e fundit të “Bild”.

Pas shkarkimit tim nuk kam patur presione nga askush sepse jam i pastër në vendimet e mia. Në 2008 unë kam qenë një ndër anëtarët e gjykatës që kam anuluar vendimin për lirimin e Asrit Avdylaj”,- thotë ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY