FOTO/Ditëlindja e PS prish koncertin me këngëtarë në ndihmë të vajzës së...

FOTO/Ditëlindja e PS prish koncertin me këngëtarë në ndihmë të vajzës së sëmurë

89
0
Shares

Ditëlindja e partisë socialiste u bë shkak për anulimin e një koncerti në ndihmë të një vajze të sëmurë rëndë. Faqja Lolita shkruan se koncerti është anuluar, pasi në të njëjtin vend, PS mblodhu anëtaret për të festuar.

Pikërisht festimet fillimisht u bënë te Amfiteatri dhe më pas u mbyllën me një koktejl te selia e PS-së. Problemi lindi kur në orën 18:00 ishte planifikuar te Amfiteatri  te Parku i Liqenit dhe koncerti, ku fondet do të shkonin për kurimin e studentes Omelda e cila është e diagnostikuar me sëmundjen e rëndë dhe po lufton me të dita ditës.

Faqja “Lolita” shkruan se ky koncert është anuluar për shkak të festës së PS-së. “Dje ishte menduar që të organizohej ky koncerti te amfiteatri dhe fondet të shkonin për kurimin e Omeldës. Por jo, koncerti nuk u zhvillua! Nuk u zhvillua sepse dje te amfiteatri u festua ditëlindja e Partisë Socialiste. Ishte anluar çdo projekt që ishte menduar të zhvillohej dje atje, sepse ditëlindja e partisë prevalon mbi çdo gjë.”, shkruan kjo faqe.

*vajza e semure

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY