Aksidentohet për vdekje këmbësorja në Fier, shoqërohet shoferi

Aksidentohet për vdekje këmbësorja në Fier, shoqërohet shoferi

91
0
Shares
Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 49-vjeçareje. Policia informon se shkak është bërë  shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga shoferi.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

J.F, 46 vjeç, banues në Patos.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen këmbësore S.B, 49 vjeçe, banuese në Lalar, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY