Vijon shkelja nga KQZ, thirret mbledhje vetëm me anëtarët e PS

Vijon shkelja nga KQZ, thirret mbledhje vetëm me anëtarët e PS

83
0
Shares

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të vijojë punën në mënyrë krejt të paligjshme. Pa kryetarin e saj, anëtarët e PS do të kryejnë mbledhjen në funksion të zgjedhjeve pa dekret tashmë për të cilat mazhoranca është e vendosur që të zhvillohen me 30 Qershor.

Ditën e sotmë në orën 13:00 KQZ do të nisë mbledhjen e cila pas braktisjes që bëri dy ditë më parë kreu I këti institucioni, Klemnt zguri, ajo do të drejtohet nga zv.kryeatari Denar Biba.

Kjo mbledhje ka në rend ditë 5 pika. Kjo mbledhje është kërkuar nga Zv. Kryetari  Denar Biba, Anetaret;  Bledar Skenderi, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri

Njoftimi i KQZ-së

Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”,  Zv. Kryetari z. Denar Biba, Anetaret; z. Bledar Skenderi, znj. Edlira Jorgaqi dhe znj. Rezarta Bitri kane kërkuar thirrjen e mbledhjes,

Sot, me 12.06.2019, Ora 13:00, me rend dite:

  1. “Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.
  2. “Për dhënien e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.
  3. ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Institutit Demokratik Amerikan ( NDI), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.
  4. “Për një shtesë në Vendimin nr.669, të datës 28.05.2019 ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të KSHH’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.
  5. “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Shoqatës për Gratë dhe Fëmijët, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY