FOTO/”Krim shtetëror”, ish-deputeti: Njësoj si me anglishten dhe testi i letërsisë po...

FOTO/”Krim shtetëror”, ish-deputeti: Njësoj si me anglishten dhe testi i letërsisë po përhapet kudo

112
0
Shares

Ditën e sotme është duke u zhvilluar provimi i dytë i maturës shtetërore. Nuk kanë kaluar as dy orë nga nisja e provimit dhe që herët teza e maturantëve është bërë publike në rrjetet sociale.

Pavarësisht se thuhet në gjatë provimit nuk lejohej telefona, ish-deputeti Luçiano Boçi ka publikuar disa foto, ku shihet se në tezë maturantëve iu ka rënë vepra e Iliadës.

Sipas Boçit shpërndarja e tezave është bërë me qëllim që të avantazhohn çunat dhe gocat që janë pjesë e partisë. Edhe në provimin e gjuhës së huaj që u zhvillua 5 ditë më parë, pati pretendime se teza u bë publike për të favorizuar një pjesë të studentëve.

Postimi i plotë i Boçit: 

Kjo nuk është më Maturë Shtetërore!!!
Ky është Krim Shtetëror!
Një tallje gjigande, shpërfillje, hedhje poshtë, shkelje me këmbë e çdo merite, mundi e djerse që Rama, Besa e pabesia qeverisëse i bën maturantëve.
Fare pak pas fillimit të provimit të Letërsisë, sikurse ndodhi me Anglishten, testi del e përhapet kudo!!!!!
Pas kësaj pse duhet të qëndrojnë në Shqipëri fëmijët tanë, kur këtu stimulohet e fiton çuni i partisë, goca e qeverisë, i forti i krimit, i shkathti i shkollës?!!!
Pas kësaj, pse duhet të heshtin prindërit, maturantët?!!!
Padrejtësia e sotme lë gjurmën e saj tek brezi dhe bëhet shtrat i padrejtësive të tjera.
Turp dhe skandal i vërtetë!
Ky KRIM SHTETËROR është i papranueshëm e duhet dënuar!!!!

Kjo nuk është më Maturë Shtetërore!!!Ky është Krim Shtetëror!Një tallje gjigande, shpërfillje, hedhje poshtë, shkelje…

Publiée par Luciano Boci – Faqja Zyrtare sur Mercredi 12 juin 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY