“Luftë klasash”, ish-gjyqtari flet pas shkarkimit nga KPK: Fali Zot se nuk...

“Luftë klasash”, ish-gjyqtari flet pas shkarkimit nga KPK: Fali Zot se nuk dinë çfarë bëjnë

103
0
Shares

Gjyqtari shkodran Fuat Vjerdha e ka konsideruar shkarkimin e tij nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit si një luftë klasash.

Në një mesazh të publikuar në “Facebook”, Vjerdha, tashmë ish-gjykatës i Apelit Civil shkruan se vendimi ndaj tij është shprehje e formave moderne të vazhdimit të luftës së klasave.

Kjo situatë më kthej në vitin 1973, kur mua, që kisha mbaruar maturën me mesatare 10, nuk mu dha e drejta e studimit nga komunistet ne pushtet, ne kuadër të zhvillimit të luftës së klasave”,-shkruan ai.

Në fund, ish-gjyqtari ka një lutje për ata që dhanë këtë vendim për të dhe një kolege tjetër.

Kujtojmë se gjyqtari Vjerdha ishte një prej atyre që votuan kundër heqjes së burgimit të përjetshëm për Dritan Dajtin.

POSTIMI
Të dashur miq!
Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen qe po më jepni me mesazhet tuaja dhe keqardhjen qe shprehni për shkarkimin tim nga detyra fisnike e gjyqtarit, të cilën e ushtrova për 25 vite.
Kjo situatë më kthej në vitin 1973, kur mua, që kisha mbaruar maturën me mesatare 10, nuk mu dha e drejta e studimit nga komunistet ne pushtet, ne kuadër të zhvillimit të luftës së klasave.
Edhe atëherë, si sot, keqardhja shprehej nga të djathte e të majtë qe më njihnin.
E përsëris se nga salla e vettingut kam dalur kryenaltë, sepse u provua që nuk kam qenë dhe nuk jam i korruptuar, nuk kam lidhje me grupet kriminale, nuk kam asnjë pasuri të paluajtshme, të krijuar nga unë, përveç atyre te trashëguara nga e ndjera nëna ime, bijë e familjes Tafilica, e respektuar në Shkodër.
Gjithçka tjetër është shprehje e formave moderne të vazhdimit të luftës së klasave, që po zhvillohet ndaj asaj pjese të shoqërisë sonë, e persekutuar gjatë monizmit, që unë kam përfaqësuar në gjyqësorin shqiptar.
Mos ndjeni keqardhje për mua, por për ata që përgatiten dhe dhanë vendimet e datës 10.06.2019, kundrejt meje dhe një zonje tjetër shkodrane, kryetares së Gjykatës së Tiranës. Fali zot se nuk dijnë ç’a bajñë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY