Me kë parti do ta nisë Meta konsultimin për datën e zgjedhjeve,...

Me kë parti do ta nisë Meta konsultimin për datën e zgjedhjeve, zbulohet axhenda

84
0
Shares

Presidenti Meta ka vendosur të nisë sot konsultimet me partitë politike për caktimin e një date të re për zgjedhjet. Burime për DRONI.al bëjnë me dije se takimet e para të presidentit Meta do të jenë sot në orën 19:00, ne krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë.

Takimet e Metës do të nisin fill pas mbërritjes së tij në Tiranë, pasi mesditën e sotme ai do të jetë në Prishtinë për festimet e 20-vjetorit të Çlirimit të Kosovës. Po në Kosovë do të jetë i pranishëm dhe kryeministri Rama, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë një takim secret mes tyre.

Kujtojmë se Presidenti Meta në konferencën e djeshme me gazetarët u shpreh se ai kishte pasur një takim sekret me Ramën 10 ditë përpara se të merrte vendimin për të shtyrë zgjedhjet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY