Gjyqi me”fyesit” e tij, Tufa: Do i falja nëse do të më...

Gjyqi me”fyesit” e tij, Tufa: Do i falja nëse do të më kërkonin falje publike

104
0
Shares

Agron Tufa ka çuar në gjykatë Spartak Brahon, Brokajn, Tarifën, Dukën dhe Vukajn (kliko ketu)ndërsa pret të caktohet fajtori për akuzat ndaj tij. Së fudmi ai ka reaguar sërish në rrjetet sociale.

Tufa shprehet se ishte i gatshëm t’i falte të gjithë ata që i quan shpifës, nëse do t’i kërkonin të gjithë falje publike në të njëjtën gazetë ku sipas tij ka publikuar degradimin  ndaj tij.

“Meqenëse faljen ata nuk e kanë pas kurrë në gjak, unë ia lashë në dorë ligjit e drejtësisë ta gjejnë se kush kujt i ka hyrë në hak.  Pas dy javësh seanca tjetër gjyqësore.”, shprehet ai.

Reagimi: 

Sot ishte seanca gjyqesore “e pajtimit” me shpifësit dhe fyesit e mi: S. Braho, S. Brokaj, Sh. Vukaj, F. Tarifa, A. Duka dhe gazeta Dita.
Mua si palë e dëmtuar më takonte të falja dhe, sinqerisht, isha i prirur ta bëj këtë, nëse secili nga pala shpifëse e ofenduese do të më kërkonte falje publike në të njëjtën gazetë ku kishte publikuar denigrimin tim.
Meqenëse faljen ata nuk e kanë pasë kurrë në gjak, unë ia lashë në dorë ligjit e drejtësisë ta gjejnë se kush kujt i ka hyrë në hak.  Pas dy javësh seanca tjetër gjyqësore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY