Kanale të fshehta komunikimi me Edi Ramën? Basha sqaron me detaje Këshillin...

Kanale të fshehta komunikimi me Edi Ramën? Basha sqaron me detaje Këshillin Kombëtar

70
0
Shares

Nga mbledhja me dyër të mbyllura e Këshillit Kombëtar të PD, Kryetari i saj, Lulzim Basha, i ka kushtuar rëndësi të veçantë përgënjeshtrimit të çdo zëri që flet për marëveshje të tij me Edi Ramën. Dukë bërë të qartë se Edi Rama i përdor dezinformimin dhe thashethemet politike për të ngjallur dyshime dhe pasiguri.

“Nuk ka asnjë negociatë me Edi Ramën. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pazar me Edi Ramën. Nuk ka as ndërmjetës dhe as kanale të fshehta mes meje dhe Edi Ramës”, tha Basha në mbledhjen e forumit më të lartë politik vendimarrës në PD.

“Ka dy gjëra që duhet t’i dini qartësisht- iu drejtua lideri i opozitës anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

1. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm i yni. Kjo nuk ka ndryshuar.

2. Dalja para drejtësisë e të gjithë atyre që vodhën votat tona, votat e shqiptarëve është kusht i panegociueshëm”, shtoi kreu i PD.

Duke theksuar këto dy pika që qëndrojnë në themel të kerkesave të opozitës, Basha u kërkoi anëtarëve të Këshillit Kombëtar të sqarojnë çdo democrat dhe çdo qytetar që të mos bien pre e propagandës së Edi Ramës.

“Ne nuk dolëm nga Kuvendi për të bërë pazar. Ne nuk bojkotuam zgjedhjet lokale për të bërë pazar. Ne nuk kemi shpallur largimin e Ramës për t’u ulur me të në tavolinë. Do të ishte cmenduri dhe nuk do të sillte asgjë të mirë për vendin”, tha kryetari I PD, Lulzim Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY