Kriza politike në vend/ Bushati: Nuk kemi parë gjë akoma…

Kriza politike në vend/ Bushati: Nuk kemi parë gjë akoma…

111
0
Shares

I ftuar në News 24, nalisti Andi Bushati komentoi situatën politike dhe deklaratat e sotme të Presidentit Ilir Meta për arsyet që e shtynë të zhdekretonte 30 Qershorin, si datën e zgjedhjeve lokale në vend.

Sipas Bushatit, në syrin e kreut të shtetit, “Edi Rama është një e keqe për Shqipërinë”.

Sa për një dialog të mundshëm mes palëve dhe a ia ka dalë Presidenti t’i çojë ata drejt zgjidhjes, analisti u shpreh se si Rama ashtu edhe Basha e dinë që në Shqipëri fiton ai që bën “të fortin”, dhe po tentojnë të bëjnë pikërisht këtë gjë.

“Palët dinë atë që në Shqipëri fiton ai që bën gangsterin dhe të fortin. Po lëshove, po bëre të dobtin dhe tërhiqesh i pari humbet. Këtë lojë po luajnë. Kjo është një lojë asimetrike. Nuk dihet nësedo i shkojnë deri në fund kësaj kokëfortësie. Jemi në një situatë që s’kemi parë gjë akoma”, u shpreh Andi Bushati.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY