Manjani këshillë Metës: ‘Lëre Ramën, nis bisedimet me partitë për datën e...

Manjani këshillë Metës: ‘Lëre Ramën, nis bisedimet me partitë për datën e re të zgjedhjeve’

75
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një postim në facebook i ka kërkuar Presidentit Meta që të lerë mënjanë shkëmbimet e konferencave me shtyp me Edi Ramën dhe të përqëndrohet më shume në takimet politike me partitë kryesore në vend.

“Presidenti i Republikës nuk mund të harxhojë më kohë me deklarata për shtyp që përsërisin atë që ka thënë e bërë më parë.

As të shuajë kuriozitete pa interes të momentit.

Që dje, sot po e po, prisja që Ai të njoftonte agjendën e takimeve politike me partitë kryesore në vend për caktimin e datës së re të zgjedhjeve. Idealisht edhe të zgjedhjeve parlamentare.

Debati PS (parlament monist)- President vetëm sa çon unë në mullirin e monizmit.

Kjo nuk mund të jetë një betejë ndërmjet Ramës dhe Metës, por një betejë për të garantuar demokracinë dhe shtetin!

Nuk ka asnjë minut kohë për të humbur me disktutime shterpë. Duhet të fillojë dialogu.

Aty duket se kush është për dialog e kush jo.

Boll me teatër pa skenar!”, shkruan Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY