VIDEO/LSI i kthehet Ramës: Po kërkon të vendosë në konflikt të fortë...

VIDEO/LSI i kthehet Ramës: Po kërkon të vendosë në konflikt të fortë civil dhe social popullin

74
0
Shares

Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar së fundmi se ajo që po cënon demokracinë në Shqipëri është  puçi kushtetues i Rilindjes dhe skenarit të saj kriminal për rrëmbimin e të gjitha pushteteve.

Nënkryetari i kësaj partie, Petrit Vasili, në një dalje për mediat tha se pushteti që grabit qindra milionë euro nga paratë e qytetarëve, me koncesione dhe vepra korruptive të përmasave gjigante, si rruga Milot-Balldren, Unaza e Re, rruga Orikum-Dukat, rruga e Arbrit, koncesionet në shëndetësi e të tjera e të tjera, po tenton që t’i japë edhe demokracinë krimit me koncesion.

Edi Rama është i vetmi njeri në mënyrë të drejtpërdrejtë në krye të qeverisë i interesuar që në Shqipëri të vendoset monizmi, pra zhdukja e pluralizmit politik e cila është ëndrra e tij e vjetër. Me çdo mekanizëm kriminal përpiqet ta vërë në jetë. Dhe së dyti kërkon të vendosë në konflikt të fortë civil dhe social popullin dhe nëpërmjet kësaj ndasie të përpiqet të shtojë dhe të shtyjë orët e tij të pushtetit“, tha Vasili.

Vasili theksoi se Presidenti i Republikës në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe me detyrat e kompetencat që kjo Kushtetutë i vendos atij, ka nxjerrë dje një dekret për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, pra të anulimit të datës së këtyre zgjedhjeve.

Presidenti i Republikës ka kryer me këtë dekret një veprim kushtetues, i cili ka mbrojtur dy kolonat e Republikës tonë Parlamentare. Ka mbrojtur pluralizmin politik, si instrumenti që prodhon të gjitha pushtetet dhe u garanton qytetarëve mundësinë që të zgjedhin dhe të zgjidhen. Dhe së dyti ka mbrojtur atë më themelorin, unitetin e kombit nga një rrezik ekstrem konflikti civil dhe social e të pa shembull“,-thotë Vasili.

Në këto rrethana, shton Vasili,  Rilindja e interesuar të përvijojë puçin kushtetues të rrëmbimit kriminal të pushteteve, po tenton me çdo mjet dhe me çdo kusht që të pengojë të gjitha veprimet të cilat mbrojnë pluralizmin dhe mbrojnë qetësinë dhe unitetin e shqiptarëve.

N/kryetari i LSI-së z. Petrit Vasili konferencë për shtyp nga selia e LSI-së

N/kryetari i LSI-së z. Petrit Vasili konferencë për shtyp nga selia e LSI-së

Publiée par Lëvizja Socialiste për Integrim sur Mardi 11 juin 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY