Berisha shpjegon se pse la Komisionin Hetimor. Do vi sërish

Berisha shpjegon se pse la Komisionin Hetimor. Do vi sërish

51
0
Shares

Pas refuzimit te kryetarit të Komsionit hetimor të CEZ, Taulant Balla që të lërë kryesimin e seancës pasi ishte ne konflikt interesi, ish-Kryeministri Berisha është larguar nga komisioni.

Balla ka kërcënuar se do të nisë një kërkesë që Berisha të sillet me forcë në komision.

Ndërkohë Berisha ka sqaruar qëndrimin e tij.

“Rezultoi se kryetari i komisionit ishte ne konflikt interesi. Por nuk ishte kjo. Ajo që më detyroi ishte mashtrimi i tij. Ai tha se nuk ishte i dënuar. Por ai është i dënuar me vendim të formës së prerë dhe duhet të paguajë gjobën. Ai nuk është i denjë si mashtrues për të menaxhuar dëshmi.

Konfliktin e Interesia e faktoi Ristani që është jurist i shkëlqyer. Unë po e dëgjoja dhe në fund edhe nëse nuk largohej do të thosha se nuk ka ndonjë problem. Por ai mashtroi. Unë jam i përgaditur të ofroj dëshmi me të cilat Gjiknuri dhe Rama duhet të kalben në burg për marrëveshjen me CEZ.

Komsioni do të vazhdojë dhe po pres që shërbimet e Kuvendit të japin verdiktin për ligjshmërinë e drejtimit të komisionit nga Balla kur unë të jap dëshminë. Balla është i dënuar si shpifës nga një vendim i gjykatës së Apelit dhe kuvenid duhet të lexojë këtë vendim”, tha Berisha.

Me pas komisionin hetimor e lane edhe deputetet e opozites. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY