Ish-deputetja flet për kurthin e mazhorancës: E vërteta me ndarjet e Bashkive,...

Ish-deputetja flet për kurthin e mazhorancës: E vërteta me ndarjet e Bashkive, ndryshuan hartat për…

97
0
Shares

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një reagim në rrjetet sociale, deklaron se Vendimi i Këshillit të Ministrave për ndryshimin e hartës për qëllime elektorale është një veprim antikushtetues  dhe në kundërshtim të parimeve demokratike.

Duke analizuar reformën territoriale të 2015, ajo thotë se ka patur terësisht synime elektorale duke dështuar.

Në fjalë më të qarta, reforma territoriale qe një kurth përmes së cilës mazhoranca socialiste ka përdorur për të projektuar ndarjet e bashkive që vetëm ajo të mundet të fitojë zgjedhjet”,-shkruan ndër të tjera ish-deputetja.

Postimi i Tabakut:

Nuk ka ndryshim harte që i shpëton nga humbja!

VKM e qeverisë per ndryshimin e hartes është një veprim anti-kushtetues dhe në kundërshti me parimet demokratike të zgjedhjeve.

Reforma Territoriale e votuar në 2015 ka pasur tërësisht synime elektorale dhe ka dështuar në ccdo qëllim të paracaktuar nga qeveria.

Qytetarët paguajnë tarifa dhe taksa më të larta dhe nuk marrin asnjë shërbim në këmbim

PD do ta ribëjë reformën territoriale duke pasur si qëllim eficencën në qeverisjen vendore dhe jo pushtetin politik sikundër mazhoranca socialiste ka pasur dhe ka si synim thelbësor.

Çdo vendim që marrin, çdo ligj që shkruajnë ka qëllim mbajtjen e pushtetit në kundërshti me frymën demokratike dhe kushtetutën e vendit. Më i fundit në radhë është ri përcaktimi i kufijve të bashkive nga ana e qeverisë me VKM nr. 360 të firmosur nga zv/kryeministri Braçe në fund të majit 2019.

Pikërisht kjo VKM është një provë e fortë që vulos bindshëm dhe përfundimisht akuzën tonë se Reforma Territoriale është në të vërtetë një Reformë Elektorale alla Gerrymandering. Në fjalë më të qarta, reforma territoriale qe një kurth përmes së cilës mazhoranca socialiste ka përdorur për të projektuar ndarjet e bashkive që vetëm ajo të mundet të fitojë zgjedhjet.

Për t’i hedhur hi syve, qeveria pretendoi se Reforma Territoriale do të prodhonte bashki më eficente, shpenzime të reduktuara, të ardhura më të larta dhe shërbime më të mira të ofruara shqiptarëve. Rezultati është tërësisht i kundërt me premtimet e qeverisë; borxhi i bashkive është rritur me 82% në fund të vitit 2018 ndërkohë që mbi 50% e bashkive kanë përkeqësuar treguesit e borxhit. Një nivel të lartë ka dhe borxhi i prapambetur, ku nivelin maksimal të detyrimeve të prapambetura e ka bashkia Tiranë me rreth 2.0 miliardë lekë, ose 29.5% ndaj stokut total në fund të vitit 2018.

Sakaq taksat vetëm për qytetin e Tiranës janë rritur kumulativisht me 328.9 mln euro ndërkohë që qytetarët marrin më pak shërbime në një bashki që ka trefishuar sipërfaqen territoriale. Në kundërshti të plotë me premtimin se do të uleshin shpenzimet për paga (që do të thotë ulje e numrit të punonjësve) e vërteta rezulton e kundërta. Shoqata e Bashkive raporton se numri i të punësuarve në bashkitë e vendit është rritur me 11 mijë e 500 punonjës në raport me 2015.

Çdo raport kombëtar e ndërkombëtar raportojnë një dështim të eficencës së shërbimeve dhe bashkive në raport me qytetarin. Shqiptarët sot jetojnë dhe qeverisen nga disa të emëruar nga Tirana që përpos abuzimeve skandaloze me PPP (inceneratori Tiranës, skema e PPP-ve me shkollat dhe ndërtimin e tyre praktikuar nga kopja e kryeministrit në krye te bashkisë Tiranë) nuk i ofrojnë asnjë shërbim të shtuar banorëve të tyre.

Në këto kushte natyrshëm mund të shtrohet pyetja se përse ishte e nevojshme kjo reformë territoriale? Përgjigja është “Vota”. Tanimë nuk është e habitshme për askënd që çdo gjë që bëhet është në funksion të pushtetit, që nga lidhjet me krimin e deri te harta territoriale, përdorin çdo mekanizëm për ta mbajtur apo fituar atë. Reforma alla gerrymandering që përcaktojnë kufijtë e bashkive sipas interesit të tij është njëra prej tyre. Vendimi i datës 29 maj 2019 është një skemë tjetër që qeveria po ndjek në kundërshti me Kushtetutën e vendit.

Ligji kërkon që këto vendime jo vetëm të jenë pjesë e një diskutimi publik por gjithashtu edhe që të miratohen nga Këshillat Bashkiake. Sot, qeveria po përpiqet që të tjetërsojë kufijtë e bashkive për të prodhuar një skemë elektorale si e si për t’i mbijetuar me manipulime vendimit të shumicës së shqiptarëve. Sot çdo koncesion, çdo tender, çdo lidhje me krimin, çdo ndryshim harte ka vetëm këtë qëllim!

Të trembur nga çfarë kanë parë këto gjashtë muaj në shesh, të frikësuar nga abuzimet dhe vjedhjet, të kapur nga lidhjet e tyre kriminale që prekin shumicën dërrmuese të kupolës drejtuese, mazhoranca po përpiqet të gjejë yçkla elektorale për të mbajtur veten gjallë. Asgjë e re nga fronti i rilindjes, e cila duket se vazhdon të funksionojë duke shndërruar socialistët në specialistë ndonëse qimen e ka ndërruar më se dy herë deri më tash.

Reforma territoriale do të ribëhet ashtu si propozuam që në krye të herës, duke afruar shërbimin te qytetarët, duke rritur funksionet e përgjegjësitë, duke zëvendësuar të komanduarit me të zgjedhurit, duke qenë të gatshëm për të përthithur më shumë fonde të BE, duke ofruar modele bashkish perëndimore ashtu si i takon Shqipërisë të 2019.

Nuk ka hartë që i shpëton nga humbja!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY