FOTO/AKU bllokon dhjetra ton lëngje frutash, vinte nga Serbia

FOTO/AKU bllokon dhjetra ton lëngje frutash, vinte nga Serbia

102
0
Shares

AKU-ja njoftoi sot se ka bllokuar në Pikat e Inspektimit Kufitar Morinë, Hani i Hotit dhe Durrës, katër ngarkesa me produkte: lëngje frutash, pije energjike dhe kripë.

47 ton produkte janë bllokuar në pikë kufitare në Morinë, pasi nuk përmbushnin standartet e sigurisë ushqimore. Gjithashtu janë bllokuiar edhe 20.4 ton lëngje frutash, të cilat vinin nga Serbia. Produktet do të futeshin në tregun shqiptar, për t’u shitur dhe më pas konsumuar.

Nga kontrolli i një ngarkesë me 20.4 ton lëngje frutash, nisur nga Serbia me qëllimin për t’u tregtuar në Shqipëri nga “ALFA sha”, u konstatua se produktet nuk përmbushnin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore për jetëgjatësinë: produkteve i’u kishte mbetur afat përdorimi më pak se gjysma e jetëgjatësisë.  Për këtë arsye, AKU ndaloi hyrjen e mallrave në Shqipëri dhe urdhëroi kthimin e ngarkesës në vendin e origjinës.

Nga kontrolli mbi një ngarkesë me 2.7 ton “Kripë Himalaje”nisur nga Maqedonia me qëllim tregtimin në Shqipëri nga subjekti  “Lindi AL”, për t’u përdorur për konsum human, u kontrollua për jodin dhe u konstatua se produkti kishte mangësi në dokumentacionin shoqërues: nuk kishte raport-analizë të vlefshme për nivelin e jodit si dhe etiketa nuk përcakton saktësisht përmbajtjen e jodit. Për rrjedhojë, AKU ndaloi futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe urdhëroi kthimin e saj në vendin e origjinës“,-sqaron AKU.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY