Një fëmijë ka mbetur i plagosur pas një aksidenti të rëndë. Mësohet se 12-vjeçari është përplasur nga një makinë e tipit “Hondai”, në fshatin Mengël të Elbasanit.
I mituri është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar.
Njoftimi i policisë Elbasan
Në fshatin Mengël, të Elbasanit, shtetasi E.P., banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip ” Hondai” ka aksidentuar një fëmijë rreth 12 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/