Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Xhelal Mziu hedh hapin i pari: Presidenti Trump shpallet “Qytetar Nderi” i Kamzës

23/11/2016
Xhelal Mziu hedh hapin i pari: Presidenti Trump shpallet “Qytetar Nderi” i Kamzës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bashkia Kamëz i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi” Presidentit amerikan të sapozgjedhur, z. Donald Trump. Ky titull iu akordua Presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak të Kamzës. Këshilltarët e qytetit e votuan në mënyrë unanime projektvendimin në të cilin propozohej shpallja “Qytetar Nderi” të Presidentit amerikan Donald Trump, me motivacion: “Si një model revolucionar i rendit të ri demokratik, një ekspert ekonomik, një negociator në politikat e jashtme, një komunikues mendjemprehtë popullor dhe një udhëheqës i kohëve moderne”.

Donald John Trump lindi me 14 qershor 1946 Neë York. U diplomua në vitin 1968 në Universitetin e Ekonomisë në Pensilvani. Në vitin 1971 ai u bë president në firmën e ndërtimit “Elizabeth Trump and the Son”,dhe e quajti atë “Organizata Trump”, duke e bërë atë një ndër shoqëritë më të fuqishme në botë. Në vitin 2016 ai u nominua për President të të gjithë amerikanëve duke thyer çdo rekord votuesish si një model revolucionar i rendit të ri demokratik në mbarë botën.

Ai premtoi se “do të punojë edhe me ata që nuk e mbështetën për të bashkuar vendin, pasi fushata e tij ishte një lëvizje e madhe, nga njerëz që duan një vend më të mirë për veten dhe familjen. Ishte një lëvizje që përfshiu të gjitha racat, gjinitë, fetë për ta bërë Amerikën të madhe sërish”… Edhe pse media kërkoi që Trump të linte garën – ai kurrë nuk u dorëzua, nuk i zhgënjeu mbështetësit e tij, pasi arriti të ridimensiononte format e komunikimit publik direkt me qytetarët. Trump nënvizoi se çështjet që do të trajtonte si President ishin: dhuna në Amerikë, ekonomia, emigracioni, tregtia, terrorizmi. Plani i tij do të vendosë Amerikën, interesat e popullit amerikan dhe sigurinë amerikane në vend të parë, duke rivlerësuar raportet gjeopolitike në botë në të mire të të gjithëve.

Pas nje kenge kenduar nga nje grup popullor nga Mokra, ky eshte nderimi tjeter në pak ditë qe I behet Presidentit Amerikan ne pritje, Donald Trump. Të dy nderimet nuk kanë lidhje me njëri tjetrin.

Relacioni I titullit:
relacioni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.