“Me 3 shërbëtorë të lodhur në KQZ po zëvendësohet Gjykata Kushtetuese”, Manjani:...

“Me 3 shërbëtorë të lodhur në KQZ po zëvendësohet Gjykata Kushtetuese”, Manjani: Nuk kërkohet zgjidhja tek ligji…

80
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani, i cili është dhe jurist në profesion, shkruan se situatës së krijuar nuk mund ti japësh dot një zgjidhje ligjore, kur përmend faktin që KQZ po zëvendëson Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Manjanit zgjidhja është aty ku ka lindur problemi, pra tek politika.

Kot vijmë vërdallë duke i lexuar njëri-tjetrit nene kushtetuese e ligjesh. Ai që e krijoi këtë kaos ligjor as i rruhet fare! Ai do të mbushë mediat me debate koti për të shmangur vemendjen”,-shkruan ai.

REAGIMI I PLOTE

Më vjen keq që lexoj shkrime e komente juristësh që përbetohen se kanë monopolin e të vërtetës në arsyetimet që bëjnë, për ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve.

Më vjen vërtetë keq, sepse rropaten kot së koti duke rrefuzuar të kuptojmë situatën kaotike ku gjendet sundimi i ligjit në vend.

Prej kohësh kam denoncuar shkelje sistematike të kushtetutës nga ana e qeverisë në vendimmarrjet e saj.

Prej kohësh kam folur hapur për pozicionin haptazi anti-kushtetues të qeverisë që sundon mbi parlamentin pra mbi ligjbërjen. Por edhe mbi gjyqsorin si garanci e zbatimit të ligjit.

Lënia me qëllim e vendit pa gjykata dhe me prokurorë nën kërcënim i dha qeverisë rol dominues në çështjet e zbatimit të ligjit.

Pisllëku që u përgatit nën okelion “reformë në drejtësi” tani është i dukshëm, por e kam denoncuar edhe këtë.

Kush guxon të kërkojë zbatimin e ligjit dhe kryerjen e deryrës publike, shkarkohet! Ky është morali i sundimit të pushtetit mbi ligjin.

Sot nuk ka më përgjigje ligjore për fenomene, shpikje e rracionalizime të politiqenve.

Nuk mund të kërkohet zgjidhja tek ligji kur ky i fundit nuk ekziston më!

Ligji sot është banda që qeveris sipas qejfit! Me tre shërbëtorë të lodhur në KQZ ai zëvendëson edhe Gjykatën Kushtetuese. Çfarë zgjidhje ligjore ti japësh këtij rasti?!

Ndaj zgjidhja është aty ku ka lindur problemi, pra tek politika. Kot vijmë vërdallë duke i lexuar njëri-tjetrit nene kushtetuese e ligjesh.

Ai që e krijoi këtë kaos ligjor as i rruhet fare! Ai do të mbushë mediat me debate koti për të shmangur vemendjen.

Mesa duket një përplasje e tjetër vëllavrasëse ja paskemi patur borxh Edi Ramës!!!

Sa më takon skam ndërmend të merrem me askënd tjetër përveç shkaktarit të kaosit anti-shtet, Edi Rama.

Këtu në FB dhe ku të mundem tjetër sipas dëshirës dhe në radhë të parë shëndetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY