“Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën”, Fuga: Vetëm juristët dhe juristet e dështuar...

“Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën”, Fuga: Vetëm juristët dhe juristet e dështuar nuk e kuptojnë dot

92
0
Shares

Profesor Artan Fuga ka komentuar ç”dekretimin e datës së zgjedhjeve, teksa thotë se një dekret dhe kur është i gabuar nuk përbën shkelje të Kushtetutës.

Se po te jete kështu edhe kryeministri ka shkelur Kushtetutën sa here Gjykata Kushtetuese ja ka hedhur poshtë ndonjë projektligj të inciuar nga qeveria. Pra presidenti edhe po gaboi ne ndonjë dekret ai është kurdoherë brenda frymës së kushtetutës që parashikon pikërisht si kushtetues edhe korrigjimin e akteve normative e juridike brenda funksionimit të kuadrit kushtetues! ”,-shkruan Fuga.

REAGIMI I PLOTE

Një dekret ose projektligj edhe kur është i gabuar nuk përbën shkelje të Kushtetutës
—————

Vetëm juristët dhe juristet e dështuar të shkollës të Vishinskit nuk e kuptojnë dot kurrsesi këtë!

—————

O mjerë ne për ata!

Presidenti nuk ka shkelur aspak Kushtetutën. Edhe sikur akti i çdekretimit të jetë jo kushtetues, ai nuk e shkel Kushtetutën. Edhe sikur te supozohet se ai e ka pasur gabim. Sepse presidenti nuk thotë që po ta hedhi poshtë Gjykata Kushtetuese ai do ta konsideronte përsëri të mirëqenë aktin e vet. Se po te jete kështu edhe kryeministri ka shkelur Kushtetutën sa here Gjykata Kushtetuese ja ka hedhur poshtë ndonjë projektligj të inciuar nga qeveria. Pra presidenti edhe po gaboi ne ndonjë dekret ai është kurdoherë brenda frymës së kushtetutës që parashikon pikërisht si kushtetues edhe korrigjimin e akteve normative e juridike brenda funksionimit të kuadrit kushtetues! ”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY