Mungesa e Rihannës në muzikë e justifikuar, “Forbes” e shpalli femrën më...

Mungesa e Rihannës në muzikë e justifikuar, “Forbes” e shpalli femrën më të pasur në botë

90
0
Shares

Rihanna ka qënë për vite të tëra një prej këngëtarëve më të dëgjura, ndonëse për disa vite nuk është shfaqur në koncerte apo videoklipe. Padyshim ajo është këngëtare, aktore, guru i bukurisë, dizajnere e po ashtu edhe femra më e paguar në industrinë e muzikës.

Ajo zë vendin e parë në listën e Forbes si gruaja më e paguar në idustrinë e muzikës vlera e së cilës është 600 milionë dollarë. Që nga themelimi i linjës së bukurisë Fenty Beauty këngëtarës i shtoi pasuri rreth 570 milionë dollarë vetëm në 15 muajt e parë të biznesit.

Rihanna në vendin e parë e pas saj janë Madonna (570 milionë dollarë) , Celine Dion (450 milionë dollarë) dhe Beyonce (400 milionë dollarë) burri i së cilës vetëm sa u emërua miliarderi i parë reper.

Le të themi se mungesa e muzikës për fansat e saj është totalisht e justifikuar me faktin se Rihanna gjithnjë e më shumë ka qenë e përqendruar te biznesi dhe investimi i është ktheyr në mënyrën më të mirë të mundshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY