Neser PD mbledh Keshillin Kombetar per Aleancen Qytetare

Neser PD mbledh Keshillin Kombetar per Aleancen Qytetare

62
0
Shares

PD do te mbledhe te marten pasdite keshillin kombetar per te marre vendimin ne lidhje me krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

Nuk eshte ende i qarte mekanizmi i ketij organizimi por duket se do te sherbeje qe te neutralizoje fushaten e paligjshme elektorale qe po bejne socialistet ne te gjithe vendin, pas vendimit te PS per te mos njohur dekretin e Metes per anulimin e zgjedhjeve lokale.

Sot kryeministri Rama anuloi nje takim ne Kamze pasi opozita atje lajmeroi nje marshim proteste nje ore me heret nga takimi i planifikuar elektoral i Rames.

“Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë. Kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues”, thuhet ne nje njoftim nga Kryesia e PD pasditen e se henes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY