Mediu pas mbledhjes me Bashën: Qëndresa qytetare do vazhdojë

Mediu pas mbledhjes me Bashën: Qëndresa qytetare do vazhdojë

90
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me aleatët pas dekretit të Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Pas përfundimi të mbledhjes, kryetari i PR, Fatmir Mediu tha për gazetarët se opozita është e angazhuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai u shpreh se qytetarët do të vazhdojnë qëndresën e tyre.

Fatmir Mediu: Pas këtyre zhvillimeve të rëndësishme për vendin, pas qëndrimit të Presidentit të Republikës besoj që Basha në emër të gjithë opozitës ka shprehur qartë qëndrimin e tij. Angazhimin e opozitës për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën kryeministër. Ky është diskutimi që është bërë sot dhe qëndrimi ynë është i njëjtë me qëndrimin që ka mbajtur Basha në konferencë.

Do ketë protesta?

Fatmir Mediu: Qytetarët do të qëndrojnë deri në fund për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe çdo veprim që do të ketë të bëjë me qytetarët, i opozitës, me ndërkombëtarët për të garantuar këtë proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm do të jetë pjesë e axhendës së opozitës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY