‘KQZ kërkon vazhdimin e zgjedhjeve’/ Ish-deputeti: Ky është grusht shteti

‘KQZ kërkon vazhdimin e zgjedhjeve’/ Ish-deputeti: Ky është grusht shteti

84
0
Shares

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu, ka reaguar ashpër pas vendimit që KQZ mori për vazhdimin e zhvillimit të procesit zgjedhor, të cilin Presidenti Meta e cdekretoi paraditen e sotme me arsyetimin se cënon parimet e demokracisë dhe nuk ka garë.

Përmes një postimi në FB, Shehu akuzon KQZ se po organizon një grusht shteti.

Ish deputeti shprehet se ky “grusht shteti” kërkohet të realizohet në një vakum të thellë institucional të drejtesise, si pasojë e një “reforme” të filluar e zhvilluar së prapthi, gjë që sot po e vë në rrezik të gjithë sistemin tonë demokratik.

POSTIMI I PLOTE I SHEHUT:

Ky eshte nje “Grusht Shteti” real ne zhvillim; duhet ndalur!
Kush mendon se “Grushti i Shtetit” behet vetem me tanke, gabon rende.
Sot KQZ ka konsumuar nje akt te pa precedente me nje mbrapa vije politike puciste.
Duhet reaguar e mbrojtur demokracia!
Ky “grusht shteti” kerkohet te realizohet ne nje vakum te thelle institucional te drejtesise, si pasoje e nje “reforme” te filluar e zhvilluar se prapthi, gje qe sot po e ve ne rrezik te gjithe sistemin tone demokratik.
Ky grusht shteti kerkohet te “bekohet” me tej ne “rrenojat” qesharake 122-she te nje Parlamenti ku do te “vendosin” 42 “pupace”, te “peshkuar” ne thellesite e listave ne menyre antikushtetuese po nga ajo KQZ.
Sot duhet te reagoje i gjithe opinioni publik shqiptar, koshient i rrezikut te madh te instalimit te ne te nje autokracie despotike tipike Lindore.
Pa asnje dyshim duhet te reagojne qarte e forte partneret tane Perendimore, per te cilet demokracia e vlerat jane me te cmuarat, per te cilat ata na kane mbeshtetur fort qe ne dhjetor te 1990-tes, por qe fatkeqesisht sot rrezikohen te tjetersohen ne modele Lindore te inspiruara e mbeshtetura nga diku prej andej.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY