Deputeti i PS-së thirrje socialistëve: Mos e ndiqni Ramën në rrugën e...

Deputeti i PS-së thirrje socialistëve: Mos e ndiqni Ramën në rrugën e shkatërrimit të Shqipërisë

153
0
Shares

Deputeti i dalë nga lista e PS-së në Laç, Gjetan Gjetani ka bërë një thirrje publike për kolegët e tij socialistë që të mos e ndjekin Edi Ramën në rrugën e shkatërrimit të Shqipërisë.

‘Dihet që Edi Rama është armiku i zgjedhjeve të lira e të ndershme prandaj nuk lejoi zgjedhje edhe në PS’, shkruan Gjetan Gjetani.

Reagimi i plotë i Gjetan Gjetanit:

I bej thirrje kolegeve te mij socialiste qe te mos ndjekin Edi Ramen ne rrugen e tij per shkaterrimin e percarjen e Shqiperise.

Dihet qe Edi Rama eshte armiku i zgjedhjeve te lira e te ndershme prandaj nuk lejoi zgjedhje edhe ne PS.

Dekreti i presidentit eshte nje veprim per bashkimin e shqiptareve dhe jo ndarjen e tyre,per zgjedhje te lira dhe jo per zgjedhje te kapura nga krimi,per integrimin dhe jo per izolimin e shqiptareve.

Prandaj te bashkohemi te vlerat e verteta dhe ta leme vetem Edi Ramen ne cmendurine e tij per para e per pushtet dhe ne greminen ku ai do te fuse vendin dhe socialistet e ndershem.

Sot eshte koha qe te zgjedhim te miren per vendin dhe familjet tona dhe te largohemi nga e keqja, qe perfaqeson Edi Rama i cili mendon vetem per xhepin dhe pushtetin e vet dhe të krimineleve rreth tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY