Rama takim me ambasadorët, KQZ shtyn mbledhjen e orës “12:00”

Rama takim me ambasadorët, KQZ shtyn mbledhjen e orës “12:00”

69
0
Shares

Mbledhja e Komisionit Qëndror të zgjedhjeve e paralajmëruar të mbahej në orën 12:00 është shtyrë për në orën 14:00.

Kujtojmë se kjo mbledhje u thirr nga dy anëtarët e këtij komisioni, konkretisht Denar Biba dhe Bledar Skënderi, pa thirrur kryetarin e saj. Sipas informacioneve, pritet të diskutohet mbi dekretin e Presidentit, Ilir Meta për ç’dekretimin e datës së paracaktuar të zgjedhjeve vendore.

Në argumentin e shtyrjes së orarit të mbledhjes, theksohet se bëhet për shkak se nevojitet kohë për të shqyrtuar argumentet e Presidentit për ndryshimin e datës së zgjedhjeve.

Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes me kryesinë e PS-së ndodhet ende në një takim me ambasadorët e vendeve të BE-së të akredituar në Tiranë, dhe kjo mund të jetë edhe arsyeja e vërtetë e shtyrjes së mbledhjes së KQZ-së që të mësohet se çfarë mund të dalë nga ky takim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY