VIDEO/”Nëse kandidon vetëm mazhoranca, popullit i cënohet vota”, Meta: Vendi në rrezik,...

VIDEO/”Nëse kandidon vetëm mazhoranca, popullit i cënohet vota”, Meta: Vendi në rrezik, do të shkojë…

76
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të flasë me argument për vendimin qe mori lidhur me shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Meta konfirmoi dhe njëherë se nuk do të ketë zgjedhje, pa u përcaktur një datë e re, e cila të jetë jo në kundërshtim me parimet e demokracisë dhe qëllimin e zgjedhjeve të lira.

Në zbatim të neni 92, Presidenti i Republikës është organi i vetëm kushtetues që ka për kompetencë caktimin e datës së zgjedhjeve si dhe për zhvillimin e referendumeve. Konkretisht në këtë dispozitë kushtetuta përcakton datën e zgjedhjeve. Pa pasur një datë të caktuar nga Presidenti i Republikës, zgjedhjet e përgjithshme apo vendore nuk mund të zhvillohen”,-tha Meta.

Duke theksuar të gjitha rolet dhe detyrat që kryen një president, Meta shpjegoi se nuk mund të lejojë që vendi të shkoje drejt kolapsit, por duhet të ndikojë fuqishëm në stabilizimin e vendit duke siguruar zgjedhje të lira, të ndershme dhe konkurruese.

Meta sqaron se  vendimi i tij u mor dhe pasi pa që një pjesë e partive nuk ishin regjistruar në zgjedhjeve.

Ky vendim i opozitës nuk mund të anashkalohej. Shqipëria po kalon një krize kushtetuese. Së fundmi edhe gjykata e lartë ka dalë jashtë funksionit të saj. E gjithë kjo gjendje është shumë shqetësuese dhe rrezikon stabilitetin demokratik të Shqipërisë.  Si president i Republikës kam bërë të gjitha përpjekjet që të evitojmë ndasitë dhe përplasjet”,-shpjegoi Meta.

Gjithashtu kreu i shtetit argumentoi se çfarë do të ndodhë nëse do të kandidonte vetëm mazhoranca.

Qeveria synon të shkojë e vetme në zgjedhje pa marrë asnjë hap për zgjidhen e krizës dhe dialog, nga ana tjetër edhe opozita shprehet se do të pamundësoje zgjedhjet, në vlerësim të situatës dhe gjuhës së urrejtjes… eksiton rreziku që vendi të shkojë drejt përshkallëzimit të pasojave të pakontrollueshme. E konsideroj këtë moment si moment serioz për paqen në vend.

Nëse në zgjedhje merr pjesë vetëm maxhoranca atëherë popullit i cënohet e drejta për të votuar.Standardet jo vetëm nuk përmbushen por shkelen në mënyrë flagrante.Këto zgjedhje kështu bëhen zgjedhje jo demokratike.Ekziston rreziku real që Shqipëria të shkojë në konflikt social”,-sqaroi Rama.

LIVE – Konferencë për gazetarët

Publiée par Ilir Meta sur Dimanche 9 juin 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY