Meta njofton konferencë të jashtëzakonshme, çfarë pritet të ndodhë sot

Meta njofton konferencë të jashtëzakonshme, çfarë pritet të ndodhë sot

91
0
Shares

Ditën e sotme në orën 08:00 të mëngjesit Presidenti Ilir Meta do të zhvillojë një konferencë të jashtëzakonshme në lidhje me situatën politike në vend.

Kujtojmë se Meta vendosi që të shtyjë zgjedhjet, ndërsa kryeministri Rama e maxhoranca këmbëngulin se data 30 qershor nuk ndryshon.

Kreu i shtetit deklaroi se kete te hene do të bëjë publike të gjitha argumentet shteruese për vendimin e ndërmarrë.

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të shfuqizojë Dekretin nr.10928, për zhvillimin e zgjedhjeve lokale, të cilat ishin vendosur të realizoheshin më 30 qershor.  Meta argumenton se ky vendim është marrë për të çtensionuar situatën dhe rrezikun për përshkallëzimin e paparashikueshëm të konfliktit në vend. Ai ka shtuar se kushtet aktuale nuk mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY