Anulimi i dekretit të zgjedhjeve/ Basha: Vendim i diktuar nga bashkimi i...

Anulimi i dekretit të zgjedhjeve/ Basha: Vendim i diktuar nga bashkimi i shqiptarëve

73
0
Shares

Pas protestës se 8-të kombëtare të opozitës, ka reaguar kreu i PD, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në Facebook, ku ai ka publikuar edhe një video, Basha shprehet se gjykimi i popullit është i pashmangshëm.

Kryedemokrati thekson se vendimi për anullimin e 30 qershorit nga Presidenti u diktua nga bashkimi më i madh shqiptarëve për të mos pranuar kurrë më një proces monist dhe kriminal të bandës që sot ka ka vjedhur pushtetin.

POSTIMI I BASHES:

Shqiptarët dhe mbarë Europa është tronditur nga përgjimet e publikuara nga BILD, që faktuan se Rama është një kryeministër ilegjitim, se pushtetin nuk e mori me vota, por e mori me krimin dhe me bandat. Sot çdokush e di se në Shqipëri sundon një qeveri e zgjedhur nga mafia dhe jo nga populli.

Vendimi për anullimin e 30 qershorit u diktua nga bashkimi më i madh shqiptarëve për të mos pranuar kurrë më një proces monist dhe kriminal të bandës që sot ka ka vjedhur pushtetin dhe për të mbrojtur standartet dhe vlerat europiane.

Askush nuk duhet të ketë asnjë iluzion. Rama ka kapur çdo pushtet, ka vjedhur çdo qindarkë, ka përdorur çdo mjet për të manipuluar zgjedhjet në bashkëpunim me krimin. Ai është i zhytur në krim dhe i kapur nga krimi!

Më kot po bën gjithçka për t’i shpëtuar gjykimit. Gjykimi i Europës po vjen, gjykimi i popullit është i pashmangshëm! Kryeministri i Avdylajve do largohet! Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha e Shqipërisë për të gjithë shqiptarët! #ShqipëriaSiEuropa

Shqiptarët dhe mbarë Europa është tronditur nga përgjimet e publikuara nga BILD, që faktuan se Rama është një kryeministër ilegjitim, se pushtetin nuk e mori me vota, por e mori me krimin dhe me bandat. Sot çdokush e di se në Shqipëri sundon një qeveri e zgjedhur nga mafia dhe jo nga populli.Vendimi për anullimin e 30 qershorit u diktua nga bashkimi më i madh shqiptarëve për të mos pranuar kurrë më një proces monist dhe kriminal të bandës që sot ka ka vjedhur pushtetin dhe për të mbrojtur standartet dhe vlerat europiane. Askush nuk duhet të ketë asnjë iluzion. Rama ka kapur çdo pushtet, ka vjedhur çdo qindarkë, ka përdorur çdo mjet për të manipuluar zgjedhjet në bashkëpunim me krimin. Ai është i zhytur në krim dhe i kapur nga krimi! Më kot po bën gjithçka për t’i shpëtuar gjykimit. Gjykimi i Europës po vjen, gjykimi i popullit është i pashmangshëm! Kryeministri i Avdylajve do largohet! Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha e Shqipërisë për të gjithë shqiptarët! #ShqipëriaSiEuropa

Publiée par Lulzim Basha sur Dimanche 9 juin 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY