Çdekretimi i zgjedhjeve/ Strazimiri: Nuk është më konflikt me Presidentin, ka folur...

Çdekretimi i zgjedhjeve/ Strazimiri: Nuk është më konflikt me Presidentin, ka folur Berlini!

97
0
Shares

Pas vendimit të presidentit të Republikës Ilir Meta për çdekretimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale në vend, ka reaguar edhe ish deputeti i PD-së, Gent Strazimiri.

Përmes një postimi në FB, Strazimiri shprehet se, ajo që qeveria ka përgatitur për 30 qershor nuk janë zgjedhje, siç e përcakton edhe kushtetuta, pasi në garë kishte vetëm një forcë politike.

Më tej, ish deputeti demokrat citon edhe reagimin e grupit parlamentar CDU/CSU shton se, “problemi nuk ka qenë kurrë “data”, as “Kushtetuta”, e aq më pak “integrimi”! Problemi i “Qeverisë 339” është 1 dhe i vetëm: Si të vazhdojë të grabisë duke i shpëtuar burgut!”.

Postimi i plotë i Strazimirit:

MAFIA dhe LIRIA nuk bashkëjetojnë dot, njëra duhet të zhduket që të jetojë tjetra!

“30 qershori” nuk prekej, sepse në bazë të Kushtetutës e kishte dekretuar Presidenti i Republikës, dhe për më tepër nga ajo datë varej “integrimi në BE”!
– Presidenti i Republikës e çdekretoi dje datën, duke argumentuar se ajo që qeveria ka përgatitur për “30 qershorin” nuk janë “ZGJEDHJE” siç e përcakton dhe e kërkon Kushtetuta, për shkak se s’ke ç’të zgjedhës kur ka vetëm 1 kandidaturë…s’ka garë!
– BE, gjithashtu përshendet vendimin dhe arsyetimin e Presidentit të Republikës, dhe thekson se “nëse aspironi antarësim në BE, nuk quhen ZGJEDHJE nëse s’ka garë”…
Të dyja “arsyet” e mosarsyes kanë rënë, por “Qeveria 339”, vazhdon të përbetohet për “30 qershorin”!!! A e dini pse?
Sepse problemi nuk ka qenë kurrë “data”, as “Kushtetuta”, e aq më pak “integrimi”!
Problemi i “Qeverisë 339” është 1 dhe i vetëm: Si të vazhdojë të grabisë duke i shpëtuar burgut! KAQ!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY