Nuk drejtoi skuadrën në ndeshjen me Kosovën, Mali i Zi përzë trajnerin

Nuk drejtoi skuadrën në ndeshjen me Kosovën, Mali i Zi përzë trajnerin

91
0
Shares

Lajmi që trajneri Ljubisha Tumbakoviç dhe lojtarët Filip Stojkoviç dhe Mirko Ivaniç, nuk do të paraqiteshin në fushë ndaj kundërshtarit, bëri bujë në media. Kjo pasi ata ishin të rëndësishëm në ndeshjen e djeshme Kosovë-Mali i Zi.

“Presioni i qarqeve serbe bëri të veten dhe triumfoi ndaj futbollit”– shkruante dje gazeta malazeze “Vijesti”, ndërkohë që mungesa e pjestarëve te kombëtares së Malit të Zi u vu re dhe në fushë.

Ditën e sotme, e njejta gazetë raporton se Komiteti Ekzekutiv i Federatës Malazeze të Futbollit, është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme. Ekzekutivi ka vendosur të shkarkojë menjëherë nga detyra trajnerin Tumbakoviç për shkak të “shkeljes së detyrimit profesional të parashtruar në kontratë”, ndërsa në prag të sfidës ndaj Çekisë, Malin e Zi do ta drejtojë dyshja Xhudoviç-Lekoviç.

Për ju që nuk e dini, tashmë ish-trajneri i fqinjit verior dhe dy futbollsitët e tjerë që nuk pranuan të luanin me Kosovën, janë të tre me origjinë dhe të lindur në Serbi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY