Mësohet skenari i protestës së opozitës, policia merr masa

Mësohet skenari i protestës së opozitës, policia merr masa

82
0
Shares

Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e tetë kombëtare e opozitës. Si gjithmonë, qëllimi i protestave të opozitës është krijimi i një qeverie tranzitore dhe krijimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën.

Mësohet se protesta e sotme do të nisë në orën 19:00 dhe do të vijojnë deri në orën 23:59. Ndërkaq njësoj si në protestat e fundit, Policia ka dhënë leje për mbajtjen e tubimit deri në orën 21:00.

Ndërkohë sa i përket skenarit të mundshëm, ai do të jetë po i njëjtë, qytetarët do të protestojnë fillimisht para kryeministrisë dhe më pas do të marshojnë drejt Parlamentit.

E reja dhe e veçanta e kësaj proteste do të jenë përdorimi i formave të ndryshme për të ironizuar edhe vizualisht qeverinë pas publikimit të audio-përgjimeve nga revista “Bild”.

Nga ana tjetër, në terren do të jenë të angazhuar 1700 forca policie, të cilat do t’i kushtojnë rëndësi ruajtjes së institucioneve.

Po ashtu, mësohet se para Ministrisë së Brendshme, por edhe Parlamentit do të vendosen gardhe metalike si edhe kamera me rezolucion të lartë, për fiksimin e atyre që kryejnë akte dhune. Në gatishmëri janë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe autobotet me ujë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY