Maliqi bën deklaratën e fortë: Nëse zhvillohen zgjedhjet unë djeg mandatin

Maliqi bën deklaratën e fortë: Nëse zhvillohen zgjedhjet unë djeg mandatin

84
0
Shares

Deputeti Lefter Maliqi prej disa ditësh është hedhur në sulm me disa deklarata të cilat për hir së të vërtetës janë të goditura.

Deputeti i ‘opozitës së re’, i cili u bë pjesë e Kuvendit pas djegies së mandateve nga opozita, ka deklaruar mbrëmjen e djeshme në programin Zonë e Lirë se është I gatshëm të djeg mandatin nëse do të zhvillohen zgjedhje në 30 qershor.

Ai ka theksuar se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje sepse ato nuk do të ishin legjitime dhe nuk do ti njihte askush.

“Në 30 qershor nuk ka zgjedhje. Nëse do të bëhen zgjedhjet unë do të djeg mandatin. Por nuk mund të ketë zgjedhje pasi nuk i njeh askush’, deklaroi deputeti i Beratit, Lefter Maliqi, i cili zvendësoi homologun e tij mandatdjegur të PD-së, Astrit Veliajn.

Më heret ai kërkonte dhe të shpërndahej parlamenti pas publikimi të përgjimeve.(kliko ketu)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY