5 orë te Krimet e Rënda, Vangjush Dako tregon çfarë e pyetën...

5 orë te Krimet e Rënda, Vangjush Dako tregon çfarë e pyetën prokurorët

175
0
Shares

Kreybashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka folur për herë të parë mbrëmjen e sotme për marrjen në pyetje 5 orë te Prokuroria për Krimet e Rënda, rreth dy javë më parë.

Dako shprehet se ekspertët e Prokurorisë kanë shkuar në Bashki dhe kanë marrë aty disa materiale që lidhen vetëm me zgjedhjen, ndërsa ka mohuar në RepolitiX se është pyetur për lidhjen me anëtarët e grupit Avdylaj.

‘Jam pyetur vetëm për zgjedhjet jo për Avdylajt. Kanë ardh ekspertët kanë sekuestruar materiale në Bashki. Kanë ardhur vetëm për raportin e zgjedhjeve, skam lidhje fare me Avdylajt. Jam pyetur 5 orë në Prokurori. Interesi im është vetëm vendimi i Gjykatës. Unë atë respektoj kurse mediat kanë punën e tyre. Vetëm kërkoj nga to që të mos bëjnë manipulime. Unë jam thirrur vetëm për raportin e zgjedhjeve. Me Avdylajt skam punë fare’, tha Vangjush Dako.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY