Moderatorja shqiptare tregon jetën në fshat: ‘Ishte një tmerr i vërtetë, milja...

Moderatorja shqiptare tregon jetën në fshat: ‘Ishte një tmerr i vërtetë, milja lopën’

497
0
Shares

Dojna Mema është një ndër prezantueset më të shkathta të ekranit shqiptar.

Ajo dallohet për elokuencën dhe pastërtinë që ka në të folur.

Pasditen e sotme, Dojna ka qenë e ftuar në emisionin ‘Rudina’, ku ka treguar një periudhat  më të bukura të jetës së saj siç ëështë fëmijëria.

Moderatorja tha se e vogël ka jetuar në fshat dhe ka mësuar të mjelë lopën, të kalërojë dhe të ujisë kopshtin.

‘Në Gosnisht jeton prej vitesh motra e gjyshes time dhe prindërit e mi menduan që mua dhe motrën të na çonin në fshat për tre muajt e verës që ne të ushqeheshim bio, të mësoheshim me jetën e fshatit dhe të vlerësonim gjërat e thjeshta. Unë di të mjel lopën njerëz, jam gocë për shtëpi. Vitin e parë për mua ishte një tmerr i vërtetë fshati sepse doja patatina. Vitet e tjera doja vetë të shkoja në fshat, jam rikthyer sërish në moshën 19-vjeçare për dy javë dhe më mungon shumë. Unë atje mësova të mjel lopën, të kalëroj, të ujis kopshtin, tamam jetën e thjeshtë. Kur isha e vogël na sollën një gjel deti për Vitin e Ri dhe unë sapo mora vesh që do të ndodhte një gjë e tillë, mora gjelin, i vura emrin dhe e futa në dollapin e rrobave dhe për 6-7 orë nuk e gjeti njeri gjelin’,  tha Mema.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY