Diplomatët e BE flasin për Shqipërinë: Nuk është ende e gatshme të...

Diplomatët e BE flasin për Shqipërinë: Nuk është ende e gatshme të hapë negociatat

170
0
Shares

Zgjerimi i BE-së është bërë një patate e nxehtë për Brukselin dhe për shtetet anëtare. EurActiv ka shkruar për çështjen pas një debati të martën (5 qershor), ku diplomatët dhe gazetarët folën lirshëm në lidhje me hezitimin e perceptuar të disa shteteve anëtare ndaj pranimit të vendeve të reja, dhe në lidhje me pengesat e brendshme.

Shkrimi i EURACTIV flet dhe për procesin e integrimit të Serbisë dhe Malit të Zi, dhe në vijim ndalet tek Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Diplomatët e BE i kanë thënë EurACTIV se mund të ketë presion mbi Komisionin për të mundësuar çkyqjen e dy shteteve dhe thonë  se Shqipëria nuk është e gatshme të hapë negociatat në këtë fazë.

Hollanda, në veçanti, do tia vështirësojë Shqipërisë këtë proces dhe po kërkon tashmë të pezullojë regjimin pa viza që gëzon vendi, mbi frikën e mafias së saj që lëviz lirshëm në të gjithë BE.

Kështu, Shqipëria është torturuar për disa muaj nga protesta në rrugë dhe një opozitë parlamentare që ngrihet kundër qeverisë socialiste të akuzuar për korrupsion. Kriza politike mund të ketë efekt mbi kalimin e vendimit të Këshillit në fund të qershorit.

“E di që situata politike nuk është e mirë, por ka shumë të rinj në Shqipëri që po ëndërrojnë për të studiuar dhe punuar në BE. Shpresoj që Këshilli të ofrojë një opinion pozitiv për ne dhe për Maqedoninë Veriore. Përndryshe, njerëzit do të humbasin shpresën dhe ëndrrën e BE-së, “vuri në dukje Uarda Celami, një këshilltare në Misionin e Shqipërisë në BE.

SHKRIMI I PLOTE

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY