Kryetar i ASH apo kryetar i PSD? Gjinushi shpjegon pozicionin

Kryetar i ASH apo kryetar i PSD? Gjinushi shpjegon pozicionin

102
0
Shares

Pas zgjedhjeve që u shoqëruan me debate, dhe pas emërimit të tij pranë Akademisë së Shkencave e cila u shoqërua me tensione, pati akuza të forta se po shkelej ligji.

Skënder Gjinushi rezultonte ende në listat si kryetar i PSD, çka përbëntë një lëmsh ligjor, të cilin as Gjinushi nuk preferoi ta shpjegonte.

Diskutimet dhe rezervat ndaj tij i kanë rënë në vesh, ndaj ditën e sotme, Gjinushi mbajti një deklaratë për mediat për të sqaruar të gjithën.

Ai tha se që prej 18 majit nuk është më kryetar i PSD, ndërsa detyra e tij e re si kryetar i ASH nuk është bërë ende efektive.

Prej 18 majit unë nuk ushtroj më funksionin e kryetarit të PSD. në 24 maj jam zgjedhur nga asambleja e nderuar e Akademisë së Shkencave si kryetar i Akademisë Shkencave çka ende nuk është bërë efektive. Kështu që ndryshe nga ç’rendin prej kohësh të thonë nuk kryej as funksionin e kryetarit të PSD e as kryetarit të ASH”,-ka thënë ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY