“Nuk do ta harrojmë, as falim” reagon PD: Makinat u dogjën nga...

“Nuk do ta harrojmë, as falim” reagon PD: Makinat u dogjën nga bandat e Edi Ramës në Ulëz

103
0
Shares

Partia Demokratike ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ndodhur në Ulëz ndaj kryetares së PD,znj Gjelina Kalthi, të cilës iu dogjën të dyja makinat. (kliko ketu)

PD fajëson  bandat e Edi Ramës në Ulëz të Matit, si pergjegjës të ngjarjes. PD shton se ky akt nuk do të harrohet nga ata ndaj bëjnë thirrje për tu bashkuar protestës në 8 Qershor.

Asnjë problem teknik, asnjë konflikt nuk ka patur familja e znj. Kalthi me askënd në Ulëz.I vetmi shkak i këtij sulmi banditesk është fakti se me këto dy makina, familja Kalthi ka ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në protestë, duke shoqëruar edhe qindra qytetarë të tjerë protestues nga Ulza.

Postblloqet policore në rrethin e Matit kanë identifikuar makinat si “transportuese” të protestuesve nga Mati në Tiranë dhe mbrëmë, në mes të natës, si hajdutë e banditë, kanë realizuar aktin kriminal.

PD dënon ashpërsisht këtë akt qartësisht politik dhe banditesk. Ai është një akt që as do ta harrojmë, as do ta falim.

Një ditë, në këtë vend drejtësia do të vendoset dhe para drejtësisë, me Edi Ramën, do të vendosen dhe bandat e banditët që realizojnë akte të tilla, që synojnë intimidimin dhe frikësimin e kundërshtarëve politikë të regjimit kriminal të Edi Ramës.

Bandat e Edi Rames, betejën me demokratët e qytetarët e Matit e kanë të humbur.Familja Kalthi, bashkë me qytetarët e tjerë të Ulzës, do të jenë edhe nesër në protestë, para kryeministrisë, në orën 19.00

Malësorët e Matit nuk i nënshtroi dot Enver Hoxha, ata nuk do t’i nënshtrojnë dot as banditët e drogës e të hashashit, në shërbim të kryeministrit ilegjitim të Avdylajve”, thuhet në reagimin e PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY