Alarmohen banorët, xhandarmëria serbe hyn 8 km në brendësi të territorit të...

Alarmohen banorët, xhandarmëria serbe hyn 8 km në brendësi të territorit të Kosovës

99
0
Shares

Kosova së fundmi ka zbuluar se xhandarmëria serbe ka hyrë në territorin e saj, kryesisht në fshatin Svircë e Kamenicës.

RTK zbulon nga burimet e veta se ditë më parë pikërisht me 31 maj te ketij vitit në fshatrat e thella të malësisë së Kamenicës një ekip prej katër pjesëtarë kufitarë nga xhandarmëria serbe janë futur në territorin e Kosovës duke lëvizur rreth 8 kilometra nëpër territorin e Kosovës.

Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe janë futur në një rrugë malore afër pikës kufitare në ‘Kapi’ rrugë e cila të çon në fshatin Svircë dhe ka lidhje me fshatin Sjarinë në Serbi.

Xhandarët serbë kanë lëvizur nëpër territorin e Kosovës më shumë se tetë kilometra, derisa kjo rrugë gjendet rreth dy kilometra vijë ajrore brenda territorit të Kosovës.

Gjatë lëvizjes së tyre nëpër territorin e Kosovës, nuk ka pasur ndonjë perplasje ose ndonjë ndalesë të qytetarëve, por banorët janë shqetësuar nga veprimi i xhandarmërisë serbe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY